Shtyhet seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit e të Elbasanit. Kërkesa e avokatëve të ish-ministrit Koka

0

Ndonëse sot ishte caktuar që të mbahej seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit, gjyqi është shtyrë. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 1 shkurt.

Të njëjtin fat pati edhe gjyqi për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, i cili u shty për në datën 2 shkurt. Ndërkohë, avokatet e Lefter Kokës, ish-ministri i Mjedisit që ndodhet pas hekurave, kërkojnë që të bashkohen dy dosjet, me pretendimin se është e njëjta çështje.

Koka akuzohet për tri veprat penale, atë të korrupsionit, shpërdorimit të parave dhe abuzimit me detyrën, ndërsa pas hekurave ndodhet dhe ish-vartësi i tij, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu