Ditën e sotme u raportuan 108 raste pozitivë me Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë, ku disa prej tyre janë në Elbasan.
Mësohet se mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollës shkollës 9-vjeçare “Ali Agjah” .
Ndërkohë një tjetër mësuese e kësaj shkolle është vetizoluar, ndërsa po pret përgjigjen e tamponit.
Gjithashtu edhe një edukatore në qytetin e Elbasanit është infektuar me koronavirus.
Kujtojmë se deri tani ka arritur në 13 numri i mësuesve të infektuar në Elbasan.