Elbasan/ Ishte në kërkim nga policia për dhunë në familje, përfundon në spital i shumëkërkuari

0

Albert Alterziu, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit për akuzën e dhunës në familje, është vënë në pranga, edhe pse gjendja e tij shëndetësore është paraqitur e rëndë.

Një emër i njohur i botës së krimit është arrestuar mbrëmë në Elbasan dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital pasi rezultoi se vuan nga një sëmundje e rënde si edhe nga Covid.

Alterziu në moshë minorene ka qenë i dënuar për një vrasje, ngjarje e cila daton në vitin 2001, kur Alterziu, në moshën 15-vjeçare, kohë kur ka vrarë bashkëmoshatarin e tij Elton Shuli.

Për vrasjen Alterziu u dënua me 10 vite burg, por bëri vetëm 7 për shkak të moshës minorene.

Albert Terziu është plagosur edhe në vitin 2013 gjatë një konflikti me thika në qytetin e Elbasanit, ndërkohë qe në lagjen Partizani disa  vite me parë ne nje lokal ju hodh granate dhe mbeti i plagosur rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu