Elbasan/ Ja kush dhe pse e porositi vrasjen e vëllait të Talo Çelës

0

 

Tri javë pas vrasjes se Bujar Çelës në një kafe në Bradashesh, policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë arritur të zbardhin ngjarjen.

Sipas burimeve të A2, porositësi i kësaj vrasje dyshohet të ketë qenë Erion Alibej, i arrestuar më 18 shtator, pasi akuzohet si porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë 29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

61-vjeçari Bujar Çela dyshohet se u vra për shkak të konflikteve të vëllait të tij Talo Çela, i cili është personi më i kërkuar në Shqipëri dhe për “kokën” e tij policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen.

Bujar Çela u ekzekutua në të njëjtin vend, që në 29 dhjetor të 2018 u vra vëllai i Erion Alibejt, Endrit Alibej 34 vjeç me xhaxhanë dhe një turk.

Erion Alibej (Dylgjeri) është arrestuar në 2013. Ai ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh në Torino (Asti) me 4.5 vite burg. Pasi kreu burgun erdhi në Shqipëri, ndërsa aktualisht ishte në arrest shtëpie për një plagosje dy vite e gjysmë më parë në Elbasan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu