Atletika shqiptare ka startuar aktivitetet për vitin 2026 me Kampionatin Individual Dimëror, që u mbajt në stadiumin “Elbasan Arena”. Një aktivitet në të cilin morën pjesë afro 200 sportistë, meshkuj dhe femra, me 12 skuadra pjesëmarrëse nga i gjithë vendi. Presidenti i FSHA-së, Izmir Smajlaj, foli më konkretisht rreth këtyre garave , ndërsa i cilësoi si një test i mirë për aktivitetet ndërkombëtare që i presin në vazhdim.
Në fund, Smajlaj zbuloi edhe një risi, siç është afrimi i një atleti nga Greqia.
Në planin individual spikatën disa nga emrat më të njohur të pistës dhe fushës. Franko Burraj i Vllaznisë, me 1070 pikë, u shpall sportisti më i mirë i kampionatit, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer. Ndërkohë, te femrat titulli i sportistes më të mirë shkoi për Relaksa Dautin e Tiranës, e cila grumbulloi 999 pikë.





