Elbasan/ Kapet 18-vjeçari i akuzuar për disa vjedhje. Çfarë iu gjet

0

Komunikata e Policisë Elbasan

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit dhjetor, bie në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. P., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur motorin në pronësi të shtetasit I. K.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit R. P. iu gjetën 2 doza me lëndë narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është edhe autor edhe i 4 vjedhjeve të tjera në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

Më datë 21.12.2020 dyshohet se ka vjedhur dy aparate celular në pronësi të shtetases E. D.;

Më datë 19.12.2020 dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit D. Ç.;

Më datë 17.12.2020 dyshohet se ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit M. Xh.;

Më datë 16.12.2020 dyshohet se ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit A. D.;

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një motor i vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu