Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 27-vjeçar që mbante me vete armë zjarri’ pistoletë.
Në vijim të kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Distanca”.
Gjatë operacionit, në fshatin Shijon, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. C., 27 vjeç, banues në Prrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë.
Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku kanë gjetur municion luftarak dhe një palë dylbi.
Arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, dylbitë dhe automjeti që drejtonte 27-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.