Elbasan: Kapet me stemën e policie në automjet, arrestohet 29-vjeçari

0

Komisariati i Policisë Elbasan ka arrestuar shtetasin B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, pas një kontrolli rutinë në automjetin që ai drejtonte.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjet një stemë policie, e cila ngre dyshime për përdorim të paautorizuar të simboleve zyrtare.

Materialet procedurale për këtë rast janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar qëllimin e posedimit të stëmës dhe çdo lidhje të mundshme me veprimtari të tjera të paligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu