Elbasan
Finalizohet operacioni policor i koduar “Celulari”, për goditjen e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Elbasan.
Vihet në pranga 1 shtetas që kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tij, për organizimin e lojërave të fatit.
Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, që u kap duke vënë baste spotive nëpërmjet celularit, në ambientet e lokalit.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Celulari”. Si rezultat i këtij operaci…