Elbasan/ Kristina Kaçi 18-vjeçarja ekselente që ka nevojë urgjent për ndihmë

0

Nga Deni Dushku

Kristina Kaçi, një vajzë 18-vjeçare e cila vuan nga Schwnnona Vestibular, një lloj tumori që prek nervat e trurit, por që kurrë nuk i ka humbur shpresat për të ardhmen e saj.
Fillimi i gjimnazit për çdo adoleshent është një eksperiencë e veçantë, sepse aty nis formimi i tij dhe mbi të gjitha njihet me miq të rinj.

Por Kristina u njoh me sëmundjen e saj. Shenjat ishin te shumta si: humbja e dëgjimit, humbja e ekuilibrit dhe zhurmimi i veshëve. Dëmi në tru është i madh, pasi nuk ndodhet vetëm një tumor, por disa, te vendosura në të dyja anët e kokës. Pas operacionit, mjekët arritën ta vendosin tumorin nën kontroll, por Kristina i vuan ende pasojat.

Gjendja e saj sa vjen e degradon, ndjen dhimbje nëpër trup, vuan nga ankthi dhe pasi ka humbur dëgjimin në njërin vesh, veshët i zhurmojnë pa pushim.

Pavarësisht vështirësive dhe gjëndjes së saj shëndetësore Kristina nuk është dorëzuar asnjëherë. Gjatë kohës që ka studiuar ne gjimnazin “Dhaskal Todri” është njohur si një nxënëse ekselente, e cila gjithmonë kërkonte shumë nga vetja.

Përveç vullnetit dhe dëshirës se saj të madhe për të mësuar, një ndikim të madh ka pasur edhe ndihma që mësuesit dhe shokët i kanë ofruar Kristinës.

Sot, Kristina Kaçi bën apel për ndihmë. Familja e saj nuk mund t’i sigurojë paratë për një operacion tjeter.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë Kristinën për të kryer operacionin, të depozitojnë në numrin e llogarisë:


ose dhuroni direkt në këtë adresë paypali: [email protected]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu