Elbasan, lagjja 5 Maji probleme me infrastrukturën dhe ndriçimin

0
Screenshot

Lagjja 5 Maji në Elbasan vazhdon të mbetet një nga zonat më të neglizhuara sa i përket investimeve në infrastrukturën rrugore dhe ndriçimin publik. Rruga “Selim Zyma”, që kalon përmes sheshpushimeve të 15 pallateve, është e amortizuar dhe krijon vështirësi për banorët, sidomos gjatë periudhës së reshjeve, kur gropat mbushen me ujë dhe e bëjnë rrugën të pakalueshme. Banorët janë të detyruar të përdorin çizme për të kaluar në hyrje të pallatit.
Një tjetër shqetësim për ta është mungesa e ndriçimit gjatë natës, çka i detyron të lëvizin me drita elektrike.

Një projekt i realizuar disa vite më parë, ndërtimi i një marketeje të vogël me vlerë 100 milionë lekë, ka dështuar, pasi tani ka mbetur vetëm një kabinë, ndërsa pjesa tjetër e saj është shkatërruar. Banorët kërkojnë përmirësime të menjëhershme për të rritur cilësinë e jetesës në këtë lagje./Infoweb Media