Elbasan, 5 mars 2025 – Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qendër të Elbasanit, pranë Drejtorisë së Policisë.
Sipas burimeve për Infoweb Media, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ngjarja.
Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Deri më tani, shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ky është një lajm në zhvillim, dhe pritet që institucionet të japin më shumë detaje në vijim.
📰 Infoweb Media