Elbasan, mbahet Festivali Kombëtar i Orkestrës së Harqeve, Muzika e Dhomës dhe Krijimtaria e saj

0

Për të tetin viti radhazi në skenën e teatrit ‘Skampa’ mbahet Festivali Kombëtar i Orkestrës së Harqeve Muzika e Dhomës dhe krijimtaria e saj.9 formacione , ansamble orkestra janë bërë pjesë e këtij organizimi ‘patentën’ e të cilit e mban qyteti i Elbasanit. Derigjenti i mirënjohur , njëherësh dhe Producent i festivalit Blerim Narazani , ndalet te repertori i pasur i festivalit dhe risitë e këtij edicioni ku këtë vit i është bashkuar edhe orkestra e Shkupit përpos formacionit vendas. Pavarësisht se tradita e festivalit përfshin ndarjen e çmimeve në fund për orkestrën më të mirë këtë vit nuk do tē shpërndahen cmime pasi mungon mbështetja financiare nga Ministria e Kulturës.

Ka qënë orkestra e Korçës e cila celi festivalin e muzikës së dhomës ku spikati prezenca e brezit të ri. Për producentin Kostika Tanto ata vijnë për herë të shtatë në Elbasan, ndërsa shprehet me rezerva për rënien e aktivitetit të shkollave artistike në rrethe.

Këtë vit u vu re mungesa e formacionit të Shkodrës, pasi organizatorët konfirmuan se bashkia e këtij qyteti nuk e mbështeti financiarisht këtë festival, pavarësisht traditës e formcaionit të pasur që ka.

Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu