Elbasan/ Mbeturinat “rehatohen” në rrugë prej më shumë se 3 ditësh

0

Mungesa e pastrimit të mbeturinave në Elbasan ka sjellë pakënaqësi tek qytetarët.

Banorët e rrugës kryesore, pranë kolaudimit të makinave kanë raportuar në redaksinë e InfoWebTv gjendjen “mjerane” të koshave të tejmbushur dhe të rrethuar nga mbeturinat.

Mbeturinat qëndrojnë në sipërfaqe në një pjesë të madhe pranë kontejnerëve të vendosur përgjatë rrugës prej gati 3 ditësh.

Qytetarët kanë shfaqur kështu shqetësim madhor për aromën e pakëndshme dhe rrezikun e shkaktimit të sëmundjeve.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu