Elbasan, një mbrëmje magjike me artistë nga trevat shqiptare

0
Screenshot

 

Teatri “Skampa” në Elbasan mirëpriti një show artistik me pjesëmarrjen e 15 këngëtarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Koncerti, i organizuar nga Petrit Kuçi, solli një kombinim mes muzikës popullore dhe asaj të lehtë, duke i dhuruar publikut elbasanas një mbrëmje të veçantë.

Pavarësisht vështirësive në organizim, Kuçi theksoi se dëshira e madhe e artistëve e bëri të mundur realizimin e këtij koncerti madhështor.
Këngëtarët e pranishëm shprehën mirënjohjen për këtë iniciativë, duke e cilësuar Elbasanin si një qytet që gjithmonë ka hapur dyert për artin dhe kulturën.

Ky event shënoi një nga koncertet me pjesëmarrjen më të gjerë të artistëve shqiptarë në Elbasan, duke ndërthurur traditën me risinë dhe duke sjellë në skenë edhe këngë të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, të interpretuara nga emra të njohur të kësaj rryme./Infoweb Media