ELBASAN- Një person i armatosur terrorizon banorët me armë zjarri!
Policia ka shkuar në banesën e 45-vjeçarit për të bërë një kontroll, pas denoncimeve të banorëve se qëllonte me armë, por ky i fundit ka kundërshtuar duke qëlluar edhe në drejtim të uniformave blu.
Mësohet se në vendngjarje kanë mbërrituar edhe forcat e RENEA-s. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Josif Kavaja, 45-vjeç, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ai u denoncuar nga qytetarët pasi po qëllonte me armë në ajër dhe pas mbërritjes së policisë, ka qëlluar edhe në drejtim të tyre.