Elbasan/ Përplasi me automjet të moshuarën, që humbi jetën në spital, dhe u largua nga vendi i aksidentit, prangoset autori

0

Elbasan, 28 shkurt 2025- Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë arrestuar në flagrancë 45-vjeçarin M. P., banues në Korçë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Sipas hetimeve, më 27 shkurt 2025, në lagjen “Shënkoll” në Elbasan, M. P. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte shtetasin F. H., 69 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e aksidentit, 69-vjeçarja humbi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas një pune hetimore, 45-vjeçari u kap dhe u arrestua, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.