Elbasan/ Policia në terren për të kapur vrasësit e Bujar Çelës, makina s’i ndalon patrullës, RENEA i vihet në ndjekje

0

Forcat RENEA po vijojnë operacionin e kërkimit në qarkun e Elbasanit për autorët e vrasjes së Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës.

Mbrëmjen e sotme, forcat e RENEA-s janë zhvendosur nga fshatrat në kufi me Peqinin, në krahun tjetër të qytetit në fshatin Mengël.

Mësohet se hjatë kontrollit që po vijon prej disa orësh në Elbasan pak minuta më parë një mjet nuk i ka ndaluar efektivëve te forcave speciale të cilët e kanë sinjalizuar për të ndaluar. Mjeti ka qenë në aksin Elbasan – Librazhd, ndërkohë që policia i është vënë pas.

Sipas burimeve Bujar Çela u qëllua nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe me pas u larguan per ne fshatin Murras ne aksin Elbasan- Peqin rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.

Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm me katër plumba. Ai u vra jashtë një lokali ku po pinte kafen. Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait.

Ekzekutimi i tij dyshohet se mund të jetë bërë nga dy persona të maskuar të cilët më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu