DVP Elbasan
Policia rrugore e Elbasanit pas administrimit 2 indicieve (nga rrjetet sociale dhe nga qytetarët), për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kreu veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin administrativ të drejtuesve të këtyre automjeteve.
Konkretisht:
-është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”.
-është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit që qarkullon me mjet, në sens të kundërt të lëvizjes, në bulevardin “Aqif Pasha”. Gjithashtu, ndaj drejtuesit të automjetit është vendosur masa plotësuese “Pezullimi i lejes së drejtimit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.