Elbasan/ Prej vitesh “tmerr”, çfarë mendojnë qytetarët për kolaudimin e automjeteve dhe kalimin e shërbimit në shtet

0

Nga Sara Bilelli & Eni Bodini

Një ndër shërbimet më të kontestuara ndaj qytetarëve në vendin tonë është kolaudimi i automjeteve.

Në mënyrë të vazhdueshme ky shërbim ka qenë objekt i ankesave dhe pakënaqësive të qytetarëve të cilët shpenzojnë kohë me radhë të gjata, sorollaten pa fund nëpër sportele, ndëshkohen me pa të drejtë nga kontrollorët të cilët duan të përfitojnë nën dorë dhe pengesa të shumta që ua nxijnë jetën në kuptimin e fjalës.

Shërbimi i keq në vite është njëra anë. Ana tjetër e medaljes janë tarifat e larta që përdoren për kolaudim. Dhe këto taksa asnjëherë nuk janë konvertuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore që të shmangen aksidentet fatale të cilat për fat të keq janë në frekuencë të lartë në vendin tonë.

Së fundmi shteti ka njoftuar se ky shërbim do ti kalojë atij me synimin për të lehtësuar të gjitha shërbimet dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Kjo mbetet për t’u verifikuar pasi mjaft janë skeptikë edhe për të ardhmen.

Infoelbasani.com mori mendimin e drejtuesve të automjeteve lidhur me këtë shërbim. Ja si shprehen qytetarët:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu