Elbasan/ Procedime penale për ndërtim pa leje dhe konflikt fizik

0
Elbasan – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka referuar dy raste të ndryshme për procedim penal. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin nisën procedimin penal për shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Peqin, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Në një rast tjetër, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë nisur procedimin penal për shtetasit E. B., 38 vjeç, D. B., 41 vjeç, dhe Y. D., 49 vjeç. Këta shtetas janë përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta.

Materialet për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu