Elbasan/ Procedime penale për ndërtime pa leje, zjarrvënie dhe konflikte fizike

0

Elbasan, 18 prill 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë referuar disa raste në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ku kanë nisur procedime penale për shtetas të ndryshëm, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet për shtetasit N. Ç., 72 vjeç dhe A. D., 62 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje në pronat e tyre private.

Ndërkohë, në territorin e Komisariatit të Policisë Gramsh, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet për nisjen e procedimit penal ndaj:

  • Xh. M., 63 vjeç, i cili ka ndezur zjarr në tokën e tij me qëllim djegien e mbeturinave. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte;

  • L. H., 67 vjeç, i cili ka goditur me grushte shtetasin A. R., 40 vjeç, për motive të dobëta.

Po ashtu, në Cërrik, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë lokale referuan materialet për shtetasin L. D., 49 vjeç, i cili dyshohet se, në gjendje të dehur, është përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin A. S., 38 vjeç.

Policia e Elbasanit njofton se të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan vijon punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në të gjithë qarkun.