Komisariati i Policisë Elbasan ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedime penale për shtetasin Sh. R., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet se ka goditur me grushte dy shtetas për motive të dobëta. Gjithashtu, janë proceduar edhe një 15-vjeçar dhe një 16-vjeçar për dhunë fizike ndaj një tjetër 16-vjeçari, të cilin e kanë goditur me grushte dhe shkelma, gjithashtu për motive të dobëta.
Në një tjetër rast, Komisariati i Policisë Cërrik ka nisur procedimin penal për shtetasin I. Z., 45 vjeç, banues në Cërrik, i cili akuzohet për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij.
Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.