Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori ndaj shtetasit E. D., 37 vjeç, pas kallëzimit të një 57-vjeçari.
Sipas kallëzimit, gjatë një shërbimi funeral, shtetasi E. D. nuk ka dorëzuar tek familjarët sendet personale të viktimës, duke ngritur dyshime për përvetësim.
Ngjarja është në hetim nga autoritetet kompetente.