Punetorët e pastrimit të qytetit të Elbasanit, janë ngritur në protestë ditën e sotme përpara prefekturës. Kjo ngritje e tyre e bashkuar vjen për shkak se janë tërhequr firmat e pastrimit të qytetit, dhe për rrjedhojë 300 puntorët kalojnë në asistencë sociale.
Ata kërkojnë që ky problem i tyre të zgjidhet nga Bashkia e Elbasanit, në mënyrë që ky shqetësim të mos ndikojë në jetën e tyre të përditshme financiare.