Elbasan/Punonjësi u dëmtua në firmën e përpunimit të hidrokarbureve, arrestohet drejtuesi teknik

0

Mbrëmjen e së hënës një punonjës u rrëzua nga struktura metalike, teksa punonte në firmën për përpunimin e hidrokarbureve në fshatin Balldren të Elbasanit. Si pasojë, këtë të martë është arrestuar drejtuesi teknik i firmës.

Sakaq, mësohet se punonjësi vijon të jetë në kujdesin e mjekëve në spital.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për shtetasin 45 vjeç, që ishte paraqitur në spital, për të marrë mjekim, pasi ishte rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që kishte qenë duke punuar në një firmë për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:

71 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në firmën e hidrokarbureve në të cilën ishte punësuar shtetasi i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu