Elbasan, rritet interesi për turizmin e aventurës

0
Screenshot

Elbasani është një qark me resurse të shumta, ndaj turizmi është i zhvilluar në të katërt stinët e vitit. Përpos trashëgimisë kulturore dhe zonës historike po njeh zhvillim edhe turizmi i aventurës.

Grupet e turistëve çdo ditë po bëhen më të larmishme. Veç vendasve të interesuar për peisazhet e mrekullueshme që vendi ynë ofron paraqesin edhe të huajt. Ndërsa përshkojnë këto destinacione drejtuesit e guidave i njohin edhe me pjesën historike.
Drejtori i Agjencisë së Turizmit në Bashkinë Elbasan pohon se zgjerimi i ofertës turistike ka bërë që numri i turistëve që frekuentojnë Elbasanin të 5 fishohet.

Sakaq të apasionuarit e turizmit të aventurës shprehen të mrekulluar me resurset që Elbasani ka. Ata i takojnë grupmoshave të ndryshme.

Në një qark si Elbasani mund të vizitosh objekte pa fund historike,destinacione natyrore pse jo të zbulosh edhe shtigje për të cilat vetëm ke dëgjuar të flitet siç ishte edhe shpella Popaj në fshatin Dopaj në Elbasan./Infoweb Media