Elbasan/ Sherri për pronën, 58-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, arrestohet nga policia

0

Një familje në Elbasan janë përfshirë në një konflikt për pronën. Sherri ka degraduar në përdorimin e dhunës. Sipas policisë, 58-vjeçari pas sherrit për pronën ka dhunuar babain e tij dhe vëllain.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar 58-vjeçarin. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe 22-vjeçari i cili dyshohet se gjatë konfliktit në familje ka goditur me grushte xhaxhanë e tij, në këtë rast 58-vjeçarin.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe vëllait të tij. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 22 vjeç, pasi dyshohet se gjatë konfliktit në familje, ka goditur me grushte xhaxhanë e tij, shtetasin A. S..”, thuhet në njoftimin e policisë.