Edhe sot në fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit ka shtëllunga tymi dhe avuj që dalin nga vatra e zjarrit e shkaktuar në thellësi.
Ndërkaq automjetet e shërbimit zjarrfikës vazhdojnë të hedhin ujë pandërprerje.
Nëse situata nuk normalizohet në këtë mënyrë mendohet që kjo pjesë e fushës së mbetjeve të mbulohet me inerte dhe dhera për të evituar plotësisht daljen e flakëve dhe tymit mbi sipërfaqe.