Elbasan/Të huaj e vendas “shinjestrojnë” lagjen muzeale “Kala” për të blerë një banesë

0

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Elbasan çmimet e shitjes së apartamenteve, në dy vitet e fundit, kanë pësuar rritje, e cila varion nga 20-30%.Zonat më të preferuara konsiderohet qendra e qytetit dhe lagjia historike Kala ku cmimet varjojnë 700-800 euro m2.Sipas agjentit imobiliar Eluert Dika kërkesat më të larta janë për banesa të vogla.

Specialistët e fushës shohin një rritje të interesit për të investuar në pasuri të paluajtshme në zonat turistike.Interesin më të lartë e përbën lagja muzeale “Kala” ,ku kërkesat pas prezantimit të projektit të rijetëzimit janë shumëfishuar.

Ndërkohë në zonat turistike malore si Bysheku,Gjinari,Funari , vëmendja është përqëndruar te ndërtimi i shtëpizave me fokus turizmin.

Afërsia me kryeqytetin ka bërë që kërkesat për pasuri të paluajtshme në Elbasan të jenë të larta./Infoweb Media