Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi u kap duke qarkulluar me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimeve në bulevardin “Qemal Stafa”, konstatuan një automjet që kryente manovra të dyshimta. Efektivët i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin si shtetasin Gerti Mustafa, 37 vjeç.
Nga verifikimet rezultoi se ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Gerti Mustafa u arrestua në flagrancë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.





