Elbasan/ U aksidentuan ditën e djeshme, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas

0

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 54 vjeç dhe për një shtetas 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjetet që drejtonin këta shtetas, janë përplasur. Si pasojë është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. K..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu