Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Z. C., 39 vjeç, banues në fshatin Kotodesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motor pa targa.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin H. F., 28 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik u procedua penalisht shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në fshatin Grekan, Belsh, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke bërë punime në nje objekt, pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.