Grida Duma flet nga Elbasani/ Afati i largimit të Lulzim Bashës është lënë dita e nesërme

0

Grida Duma ka zbuluar për herë të parë “ultimatumin” që i është vendosur Lulzim Bashës që të largohet nga posti i kryetarit të PD-së.

Gjatë një deklarate për mediat nga Elbasani, Duma thotë se Basha ka kohë deri ditën e nesërme për tu larguar, duke zbuluar edhe strategjinë e PD-së për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së. Duma nënvizon se strategjia e vetme është ndërtimi i një komisioni të përbashkët të përbërë nga grupi parlamentar dhe ai i “foltores”.

Grida Duma flet nga Elbasani: “PD nuk duhet të zvogëlohet dhe të dalë forcë e tretë, personat që i bën dëm PD-së duhet të tërhiqen pas. I  kemi lënë kohe ditën e nesërme për të bërë hapat pas si kundër dhe ai e ka kërkuar. Nuk ka rruge tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji e vetmja ndërtimi i një komisioni nga deputetet e grupit parlamentar dhe ata të “Foltores” të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu