Elbasan/Vështirësitë e komunitetit rom dhe egjiptian për t’iu përgjigjur censusit

0

Prej datës 18 shtator  ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave. Ky proces në Elbasan po shkon drejt fundit dhe deri më tani nuk raportohen problematika madhore.

Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave .Censusi ndër të tjera është shtrirë edhe te komuniteti rom dhe egjyiptian në Elbasan. Këta të fundit pohojnë se kanë vështirësi në dhënien e përgjigjeve, për shkak të problemeve me shkollimin.

Në lagjen Rrapishtë në Elbasan jeton dhe një shtetas i huaj nga Ishujt Karaibe. Ai për gazetaren Entela Duka thotë se nuk hasi vështirësi në kthimin e përgjigjeve, pasi e njeh mirë gjuhën shqipe.

Aktivisti dhe avokati Gentjan Sejrani liston problematikat që është duke shfaqur ky proces te komunitetet në Elbasan. Më së shumti ai sheh një stepje  të komunitetit egjyptian për të deklaruar përkatësinë e tyre etnike, pasi i druhen paragjykimeve në shoqëri.

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera.Ky proces në terren do të mbyllet më datë 28 tetor.

Infoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu