Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

0

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin H. M., 56 vjeç, banues në fshatin Byshek, Elbasan, pasi ka goditur me mjete të forta, në trup, shtetasin N. M., gjatë një konflikti për motive pronësie.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit:

B. D., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

B. I., 49 vjeç, banuese në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar portën e banesës së një shtetaseje tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 41 vjeç, banues në fshatin Kamunah, Cërrik, pasi ka kallëzuar një shtetase 34-vjeçe, se shtetasi E. C. e ka përndjekur.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

B. Ç., 28 vjeç, banues në Gramsh, pasi duke punuar me një mjet fadromë, në një kantier ndërtimi, aksidentalisht ka dëmtuar në këmbë, shtetasin A. S., 52 vjeç, banues në Cërrik, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

H. D., banues në fshatin Dragot, Belsh, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu