Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetë 1 armë që shërben për peshkim, të cilën ky shtetas e mbante pa leje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me mbrojtësen metalike në anë të rrugës. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.