Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

0

 

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme, në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjencës policore, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Elbasan:

-arrestuan shtetasin S. H., 34 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, pasi u kap në lagjen “Kala”, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve;

-arrestuan shtetasin K. Z., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Ç., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu