Elbasan/ Zjarri në ish-Metalurgjik, në kërkim administratori i kompanisë së prodhimit të plastikës (EMRI)

0

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë një biznes tek ish-Metalurgjiku në Elbasan.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë së prodhimit të plastikës

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin Kostandin Balukja 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Kostandin Balukja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu