Elbasani dyfishim të lindjeve në moshë të hershme, ja sa numëron brenda një viti

0

Të bëhesh me fëmijë ndërsa je ende vetë fëmijë.Fenomeni i lindjeve në moshë minorene është ende i pranishëm në Elbasan. Vitin që lam pas në maternitetin e Elbasanit u bënë nëna pa i mbushur të 18 -tat 28 vajza”.

Referuar shifrave zyrtare fenomeni i lindjes në moshë minorene është dyfishuar vitin që lamë pas, krahasuar me dy vitet paraardhëse.Mjekët thonë se rastet janë më të shpeshta te komuniteti rom, por edhe në radhët e mazhorancës kanë asistuar lindje në moshë të re. Shefi i maternitetit të Elbasanit Olgert Alla pohon se shifrat në 2023 janë dyfishuar.

Mjeku Allan na njeh me rrisqet që përballet nëna por dhe foshnja e saj, teksa kryen një lindje në moshë jo të maturuar.

Në shumicën e rasteve lindjet në moshë të re kryhen me ndërhyrje çezeriane.Mjeku tregon një rast delikat kur si pasojë e komplikacioneve u detyruan që pacientën ta fusnin në sallën e operacionit, pasiqë rrezikohej jo vetëm jeta e saj por edhe e foshnjes.

Lindjet nga të ashtuquajturat nënat “fëmijë” mbetet një fenomen shqetësues në të gjithë vendin, ndërsa shkaqet se përse numrat janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2023 në Elbasan janë ende të paqarta.

Entela Duka/ Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu