Elbasani ‘kthehet në shtëpi’. Fiton 2 me 0 me Luftëtarin

0

Nga Entela Duka

E diela ishte programuar ditë feste në Elbasan dhe ashtu ndodhi, teksa rikthimi pas 800 ditësh i një ekipi të qytetit të stadiumin “Elbasan Arena” u shpërblye me një fitore. Nën sytë e rreth tre mijë spektatorëve, verdheblutë e AF Elbasanit të drejtuar nga Gentian Stojku, arritën të fitonin pastër me rezultatin 2 me 0 ndaj AF Luftëtarit. Një përballje e dominuar tërësisht nga vendasit, ku vendosën golat e Sejdinit dhe Lleshit në pjesën e dytë, duke i dhënë tri pikë të rëndësishme elbasanasve. Në tribunë nuk mungoi mbështetja e kryebashkiakut Gledian Llatja, si edhe figura të sportit në këtë qytet. Golat u shënuan në minutat 66 dhe 88, me Elbasanin që del me tri pikë të rëndësishme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu