FSHF sqaron opinionin publik mbi të ardhmen e Reja-s

0

SHQIPËRI- Trajneri Edi Reja po kalon muajt e fundit të kontratës së tij në stolin e përfaqësueses shqiptare dhe natyrshëm që pas rezultateve të fundit të kuqezinjve, mosrinovimi me të është në opsion real. Lajmi është bërë me dije nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, me anë të një njoftimi zyrtar. Sipas tyre, nuk ka asnjë marrëveshje për zëvendësim me Luigi Di Biaggon.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu