Qendra e Artit në Elbasan mbylli kalendarin artistik me koncertin ‘Grand Gala’ më i madhi ngjitur në skenë përgjatë një viti.
Një koncert tashmë i kthyer në traditë, ku performuan artistë e instrumentistë të njohur si Ulpiana Aliaj,Xhoiden Dervishi , Genti Myftaraj,të cilët sollën për publikun , një mbrëmje të jashtëzakonshme.Nën dirigjimin e Deniola Kuraja Orkestra Filarmonike e Elbasanit u kujdes të sillte në vëmendjen e publikut vepra të njohura ritmet argëtuese të Vjenës te pasioni i tangos argjentinase, por me motive festive.Artistët shprehen të lumtur për performancën dhe mikritjen në Elbasan.
Drejtuesi Artistik dhe violinisti i njohur Zeqir Sulkuqi e quan mbrëmbjen më të bukur artistike, pasi muzika tha ai ndjell paqe dhe unitet.
Në fund u dekoruan me titujt “Mirënjohja e Qytetit” aktorët Olimbi Bilali ,Antoneta Kristo, Tefta Hamzaraj si dhe mjeshtri i ndricimit Etehem Lulja. Vleresime te tilla sipas organizatorëve jane rikujtese e vlerave per qytetin e Elbasanit.Infoweb Media