Elbasani në lupën e Policisë Rrugore: 16 arrestime dhe mbi 5600 gjoba për shkelje trafiku në maj

0

Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar ndjeshëm kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, në kuadër të përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë periudhës 1–22 maj 2025, janë përdorur mjete bashkëkohore për monitorimin e lëvizjes së mjeteve dhe për evidentimin e shkeljeve.

Si rezultat i këtyre masave, janë arrestuar 16 drejtues mjetesh, ndërsa 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po ashtu, janë vendosur 5,631 masa administrative, për një sërë shkeljesh që cenojnë sigurinë në rrugë. Konkretisht:

1,364 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

147 drejtues të ndëshkuar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

481 për përdorim të celularit gjatë drejtimit

1,221 për parakalime të gabuara

178 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës

925 për mosvendosje të rripit të sigurimit

92 për përdorim të xhamave të errësuar

356 për ndalim/pushim në kundërshtim me sinjalistikën

867 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë për sigurinë në rrugë. Kontrolli dhe ndërhyrjet do të vijojnë pandërprerë në të gjithë territorin.