ELBASAN – AF Elbasani vazhdon të shfaqet ambicioz në këtë merkato janari. Këtë të premte klubi verdheblu ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit maroken, Karim Loukili, i cili la pasur përvojë edhe në kategorinë e dytë të futbollit holandez. Më poshtë, njoftimi i AF Elbasanit:
“Sulmuesi maroken vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencës në Erste Divise, në Holandë, tek ekipi i TOP Oss. Karim është rritur profesionalisht në akademinë e Utrecht-it. Sulmuesi anësor numëron paraqitje në kategoritë superiore me Debrecen në Hungari, Karmiotissa në Qipro dhe Riga në Letoni.