Elbasani shkëlqen në sport: 7 trofe në një sezon plot triumfe

0

Elbasan, 4 qershor 2025 – Një fundsezon i mbushur me sukses për sportin elbasanas, që këtë vit u kurorëzua me një koleksion të artë trofesh në disiplina të ndryshme. Puna e palodhur, përkushtimi dhe vizioni strategjik i drejtuesve dhe trajnerëve janë përkthyer në arritje konkrete dhe krenari për qytetin.

Këto suksese nuk janë rastësore, por fryt i një pune të gjatë dhe intensive, që ka përfshirë bashkëpunim të ngushtë midis drejtuesve të klubit, trajnerëve dhe sportistëve. Në një atmosferë falënderimi dhe gëzimi, të gjithë kontribuuesit janë mbledhur për të festuar frytet e një sezoni të gjatë, të bukur dhe plot konkurrencë të ndershme.

Një figurë kyçe pas këtij progresi të jashtëzakonshëm është z. Artin Kovaçi, drejtues i palodhur dhe vizionar, i cili përmes politikave të qëndrueshme dhe investimeve të zgjuara ka dhënë shpirtin për zhvillimin dhe dominimin e Elbasanit në arenën sportive. Kontributi i tij është vlerësuar si themelor për sukseset e këtij sezoni.

Mirënjohja dhe motivimi kanë qenë thelbësore në këtë rrugëtim, dhe nuk ka më bukur kur vlerësimi vjen pikërisht nga titullari i institucionit për gjithë skuadrën dhe bashkëpunëtorët. Një mesazh i fortë për vazhdimësinë e këtij rrugëtimi fitues, me më shumë ambicie dhe më shumë trofe për sezonin e ardhshëm.

Urime për të gjithë sportistët dhe trajnerët! Forca Elbasani!

Ky është Elbasani që frymëzon!

7 Kupa. 7 fitore. 1 emër që dëgjohet fort në sportin shqiptar.
💥 BOOM KUPASH PËR ELBASANIN!
🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆

🏐 VOLEJBOLL – 3 KUPA!
* 🏆 Ekipi U-17 i Elbasanit shpallet Kampion, me trofeun e ngritur në fushën tonë! 🎉
* 🏆🏆 Dy kupa të tjera fituar në kuadër të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla” për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm.

🏓 PING-PONG
* 🏆 Elbasani në vend të parë në kategorinë U-11!
* 🥈 U-13 renditet në vend të dytë në Shqipëri.

🏃‍♀️ ATLETIKA
* 🏆 Një tjetër trofe për Elbasanin: vend i parë dhe i dytë në kampionatin kombëtar në ecje sportive!

🤾 HANDBOLL
* 🏆 Vend i parë në Shqipëri! Elbasani ngre kupën dhe dominon fushën.

🎯 QITJE
* 🏆 Ekipi i të rriturve shpallet Kampion Kombëtar!
* Olsi Avllazagaj — emri i artë i qitjes shqiptare!

✨Një koleksion i artë trofesh, ky është rezultati i një pune të përkushtuar, i një strategjie të mirë menduar, sidomos në volejboll, ku dominimi është i padiskutueshëm!

👏 Urime të gjithë sportistëve dhe trajnerëve!
Jeni krenaria jonë dhe dëshmia që me pasion, punë dhe vizion, suksesi është i pashmangshëm. 💪🏻🥳✨😍

Kështu mbyllim një sezon të jashtëzakonshëm me 7 KUPA të fituara në disiplina të ndryshme!
Forcaaa Elbasani! 🥳