Elbasani solidarizohet me tragjedinë në Turqi e Siri

0

Nga Entela Duka

Edhe qytetarët elbasanas janë solidarizuar ndaj tragjedisë së ndodhur në Turqi dhe Siri ku shumë qytetarë humbën jetën nga tërmeti shkatërrues. Pas thirrjes së bashkisë Elbasan për të ndezur qirinj në qendër të qytetit kanë qenë të shumtë ata qytetarë që i janë bashkuar thirrjes në nderim të jetëve të humbura. Me këtë rast në ditën e zisë kombëtare, drejtues të institucioneve lokale, nëpunës të administratës shtetërore dhe qytetarë, ndezën qirinj dhe mbajtën 1 minutë heshtje në përkujtim dhe nderim të viktimave. Ndjeshmëria e popullit shqiptar ndaj një tragjedie të tillë është e madhe pasi jo më larg se 26 nëntori i vitit 2021 vendi ynë u prek nga një tërmet i ngjashëm dhe i pari që u gjend pranë ishte populli turk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu