Në Elbasan vihet re një rritje e numrit të fëmijëve të cilët kanë probleme me shikimin. Më së shumti janë fëmijë të moshave 5 dhe 7 vjec të cilët regjistrohen për në klasat e para. Këtë fakt e pohojnë dhe vetë mjekët okulist në Elbasan. Ky fenomen krahasuar me vitin e kaluar është në rritje.Mjekja Ardeida Xhamuça thotë se një ndër shkaqet është përdorimi i tepërt i ekraneve, vidio lojrave apo smartphone.
Mjekja Xhamuça këshillon prindërit që vazhdimisht tu kryejnë vizita fëmijevë tek mjekët okulistë që në moshën 3 vjecare.
Problemet e shikimit tek fëmijët prej kohësh janë ngritur si një shqetësim serioz nga mjekët okulistë, pasi shumica e prindërve nuk i kryejnë të vegjëlve kosultime apo vizita të shpeshta tek mjeku përkatës./Infoweb Media