Elbasan:Vijon shpërndarja e “Bonusit të Pranverës”, por të moshuarit ankohen për radhët dhe se po përdoren politikisht

0
Screenshot

Është duke vijuar në Elbasan shpërndarja e “Bonusit të Pranverës” për pensionistët ,por procesi pnë disa raste po shoqërohet me pakënaqësi. Shumë të moshuar ankohen për vonesa dhe radhë të gjata, ku shpeshherë fondet për pagesat mbarojnë shpejt, duke i detyruar ata të rikthehen në ditët pasuese.
Në mungesë të një reforme të plotë për rritjen e pensioneve, shumë të moshuar e shohin këtë pagesë si një masë elektorale, që përsëritet në prag të zgjedhjeve.Ndërkohë të tjerë e konsiderojnë një ndihmë modeste nga qeveria.

Në Elbasan, janë rreth 50 mijë pensionistë, shumica e të cilëve përballen me vështirësi ekonomike të mëdha. Për ta, pensioni minimal mezi mbulon shpenzimet bazë të jetesës, ndërsa bonusi i shpërndarë nga qeveria është një ndihmë e përkohshme, por jo një zgjidhje afatgjatë për sfidat e tyre ekonomike./Infoweb Media