Eleminimi nga Champions League, Real Madrid humb durimin, largon 3 lojtarë nga skuadra (EMRAT)

0

 

Pas një sezoni relativisht të dobët, dhe së fundmi me eleminimin nga Champions League, Real Madrid ka vendosur të bëjë një ‘spastrim’ në pankinë.

Mediat spanjolle raportojnë se Eden Hazard do të jetë mes tyre. Belgu arriti në “Santiago Bernabeu” për 100 milion euro plus bonuse, por nuk arriti të justifikojë asnjë cent të parave të investuara nga klubi në transferimin e tij.

Mediat spanjolle shkruajnë se Reali është i gatshëm ta shesë Hazard për 50 milionë euro, që është më pak se gjysma e shumës që “mbretërit” paguan për të.

Gjithashtu për shitje janë Isco dhe Marcelo, të cilët janë në prapavijë me Zidane këtë sezon dhe klubi tashmë ka hapur derën e daljes për ta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu